Mësuesja propagandonte ISIS, reagon Medreseja e Shkodrës: Ky nuk është qëndrimi ynë
Policia arrestoi mëngjesin e sotëm mësuesen Emine Alushi, e cila bënte propagandë për organizatën terroriste ISIS gjatë një ore mësimi, reagoi edhe institucioni ku ajo punon, Medreseja e Shkodrës.
Në deklaratë thuhet se distancohen nga ky akt dhe se shkolla ofron të kundërtën e asaj që thotë mësuesja.
“Distancohemi nga deklaratat e transmetuara në video. Ajo çka thotë mësuesja është e kundërt me atë që ofron shkolla. Subjekti i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

