Mësuesja propogandë pro ISIS, MAS: E dënojmë, të merren masa ndaj përpjekjeve radikale

Arrestimi i Emine Alushi, ish-mësuese teologjie në Medresenë e vajzave Shkodër pasi propagadonte gjatë një ore mësimi pro ISIS, ka nxitur edhe një reagim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Në një deklaratë për shtyp, MAS, thekson se dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore.

Kërkesa e Ministrisë, është që organet kompetente të marrin masa të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfardo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Ministria e Arsimit e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, “garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi”,- thuhet në deklaratën për shtyp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?