Meta: Aktiviteti i konsujve të nderit në Evrope, me rëndësi për diplomacinë ekonomike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Presidentin e Federatës Evropiane të Konsujve te Nderit, Wolfgang Breitenhale, ne kuadër te mbledhjes se radhës se bordit të kësaj federate, e cila zhvillohet ne Shqipëri. Meta vlerësoi aktivitetin e konsujve të nderit në Evrope si një element të rëndësishëm te diplomacisë ekonomike, duke vlerësuar njëkohësisht rolin aktiv të Konsujve të Nderit në Shqipëri.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se për një vend të vogël si Shqipëria, aktiviteti i konsujve te nderit merr nje domethënie te veçantë jo vetëm në përfaqësimin diplomatik por edhe në drejtim të intensifikimit te shkëmbimeve tregtare me ato vende ku përfaqësimi diplomatik është me i limituar. Nga ana e tij, Presidenti i Federatës Evropiane të Konsujve te Nderit, Wolfgang Breitenhaler e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu besimin se bashkëpunimi me Konsujt e Nderit ne Shqipëri i shërben procesit te integrimit evropian te vendit.

Ne përfundim, Meta nënvizoi se Kuvendi inkurajon një përfaqësim dhe aktivitet sa me cilësor të të gjithë Konsujve të Nderit, në shërbim të prioriteteve zhvillimore të Shqipërisë dhe te fqinje tanë në rajon.

Z. Breitenhaler ndodhet në Tirane me ftesë të Shoqatës se Konsujve të Nderit te Shqipërisë dhe shoqërohej prej Kryetarit te saj z. Ylli Ndroqi.

SHKARKO APP