Meta: Berati do të bëhet pjesë e ndryshimit historik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit elektoral në Berat me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Zija Ismaili, tha se, “jam shumë i bindur se sot një javë do të festojmë, pasi qyteti historik do të bëhet pjesë e ndryshimit historik.

Meta tha se, “shikoj Mangalemin dhe Urën e Goricës dhe të gjithë besoj kalojmë historinë e këtij qyteti që i mbijetoi pushtuesve që i shpëtoi edhe kodikët, por që u masakrua në mënyrën më të pabesë nga rilindja e betonit dhe ju e dini shumë mirë që në sheshin kryesor të këtij qyteti pjesë e UNESCO, krenari kombëtare është hedhur një beton i pafund i korrupsionit dhe arrogancës së rilindjes”.

“Ju e dini shumë mirë se ai beton u hodh në mënyrën më kriminale duke zhbërë dhe duke hedhur në Osum miliona dollarë të taksa paguesve amerikanë. Kjo çështje është në Prokurori dhe e mban të bllokuar Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit me velierën 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën dhe identitetin e atij qyteti”, theksoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?