Meta-Berishës: E dhashë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin, dy herë nuk e jap

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ilir Metës nga Kryetari i Kuvendit, duke e akuzuar si personi që ka paguar për të vrarë Tom Doshin, por Meta iu përgjigj se nuk e jap dorëheqejen për Shkëlzenin sepse e kishte dhënë njëherë. sepse Shkëlzeni ishte në videon e Dritan Priftit. Dhe më the shiko cfarë ka bërë ky budallai. Tensionet dhe debatet mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentarit Ilir Meta u zhvilluan ndërkohë që deputet e opozitës kishin rrethuar foltoren e Kuvendit.

Sali Berisha:Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit dhe çfarë janë në sallë dhe në Shqipëri. Nëse ka një njeri më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin. As Koço Kokëdhimën, Ilir Metën Edi Ramën, nuk kërkoj gjë tjetër veç ligjit. S’ka asgjë që më çon përtej kësaj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit dhe ia përplasën në fytyrë e mora vesh. Nuk u shqetësova, përderisa afera e vrasjes ishte mes jush, s’kisha pse të merresha, ndonëse ata patën dinjitetin për të më thënë se Ilir Meta na tha se është Sali Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj

Meta: Berisha mos kërcëno deputetin…

Berisha: Bëj ç’të të thonë, unë të dhashë një këshillë

Meta: T’i e ke ditur para tre muajsh dhe nuk e ke denoncuar?

Berisha: E kam denoncuar në parlament

Meta: E nise si aksioner demokracie po e mbaron si aksioner pularie

Meta: Mezi po prisje të ndodhte vrasja brenda maxhorancës

Berisha: Nëse mezi prisja, je i pamend. Unë e denoncova pikërisht për të mos ndodhur vrasja.

Berisha: Duhet t’i japim shans hetimit.Nuk do keni hetues dhe gjykatës prokuroin, por Saimir Shullazin që do bëjë gjykimin. Ne kërkojmë që Ilir Meta I akuzuar me një akuzë të rëndë të heqë dorë nga kryetari I parlamentit të zbresë si deputet I thjeshtë e të bëhen hetimet. Për ne politiksiht sa më gjatë ta mbani aq më shumë do të kundërmojë , ne nuk kemi interesa partiake, kemi interesat e shoqërisë. Jep dorëheqjen, sepse sot nuk ka asnjë

Meta: Nga cili deputet?

Berisha: Nga Tom Doshi.

Meta: Është deputet i juaj.

Berisha: Tom Doshi është njeriu më I sulmuar nga Sali Berisha, bashkë me foton e Koços , përpjekja jote për ta shitur ..

Meta: Cfarë propozimi ke?

Berisha: Hap rrugë hetimit dhe jep dorëheqjen, mos shfrytëzo votat e krimit. Je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen

Meta: Doktor mos ulërit.

Berisha: Jep dorëheqjen

Meta: Jepjani ilacet, zoti Beqaj

Berisha: Jep dorëheqjen.

Meta: të ta jap përgjigjen?

Berisha: Jep dorëheqjen.

Meta: Mbylleni mikrofonin do jap unë përgjigje. Për ty bëj çdo sakrificë, për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen. Dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Dakord! Ta sqaroj edhe më shumë mos u bëj pjesë e puçit të pularisë me Tom Doshin e Dritan Priftin si aksioner. Po ta them këtë gjë në mënyrën më miqësore. Je i vetmi që beson më shumë tek Toma sesa tek prokuroria. Beson se një person i akuzuar për vrasje thotë të vërtetën përpara Tom Doshit dhe gënjen para prokurorisë e policisë

Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Të gjithë deputetët e tu po tallen e po qeshin me ty.

Berisha:  Jep dorëheqjen të hetohesh sepse nuk të shpëton as trillimi se Doshi kaloi djathtas. As Vangjeli që përsërit si papagall që je i pafajshëm, as Tahiri i vetmi ministër në botë që takon tre herë njeriun e porositur për vrasjen dhe e bën mik. Herën e fundit i tha: Po ti qenke idiot. E di cfarë të bëjnë, të vrasin. Bami I tha: Më sill një revole

….

Meta: Ty të akuzoi gjysma e partisë se ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe nuk ta kemi përmendur ndonjëherë

Berisha: Nuk kam akuzuar njeri ka folur Tom Doshi

Meta: Mos fol në emër të të tjerëve, të gjithë do të shkojnë në prokurori. Edhe mua po më thirrën do të shkoj.

Berisha: Nuk ka hetim. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen.

Meta: Jo mo jo, e dhashë dorëheqjen prej Shkëlzenit herën e parë, sepse Shkëlzeni ishte në videon e Dritan Priftit, ti e di shumë mirë. Dhe më the shiko cfarë ka bërë ky budallai. Vazhdo merr mendt e Shkëlzenit, ç’të të bëj unë ty. Çfarë të bëj unë për ty? S ‘kam çfarë të bëj

Berisha: Mos mendo se I kalon me këto gjëra, se me këto e zhyt veten më thellë.

(Dëgjohen Jozefina Topalli duke folur nga karrigia)

Meta-Topallit: Ti dil me Tomën në Shkodër dhe do marrësh shumë vota

Meta:Ke propozim konkret

Topalli nga vendi: Me ik

Meta: Doktori? Kurrë të mos ikë.

Lexoni në Koha Jone lajme të tjera për këtë argument:

Meta: Berisha e nisi si lider demokracie, po e mbyll si aksioner pularie

PD-së: Meta të jap dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë

Meta replika me Mediun: Ja pse nuk e jap dorëheqjen

Doshi në Prokurori do paraqesë provat dhe dëshminë e tij

Meta ndalon Brahon të publikojë një video në sallë

Berisha shpjegon pozicionin e Shkëlzenit: Meta i tha të ndërhynte

SHKARKO APP