Meta: Gëzuar festën e Kurban Bajramit, pa sakrifica s’ka begati

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar festën e Kurban Bajramit. Në një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, Meta uron shqiptarët që ky Bajram t’i gjejë shqiptarët me plot dashuri, falje dhe mirënjohje.

Urimi i plotë

Gëzuar Kurban Bajramin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj përzemërsisht që ky Bajram t’ju gjejë me zemrën plot dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qoftë sakrifica e kësaj feste një simbol i afërsisë me Zotin, i mëshirës për të tjerët dhe i përkushtimit ndaj së mirës.

Kurban Bajrami na kujton se pa sakrifica nuk ka begati, se rruga drejt së mirës kërkon durim dhe devotshmëri. “As mishi dhe gjaku i tyre nuk arrin te Zoti, por tek Ai arrin devotshmëria juaj.” – Kuran

Zoti ju bekoftë me shëndet, begati dhe lumturi familjet tuaja!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?