Meta inauguron shkollën 9-vjeçare “Kuvajt” në fshatin Hardhishtë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Kuvajt” në fshatin Hardhishtë të komunës Gjepalaj, investim i qeverisë kuvajtiane.
Në fjalën e tij gjatë përurimit, Ilir Meta, duke i uruar sa më shumë suksese nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Hardhishtës, falënderoi qeverinë kuvajtiane për investimin e bërë në ndërtimin e shkollës. Gjithashtu, aiu shpreh se tani fëmijët e këtij komunitetit do të kenë mundësi të mësojnë në kushte shumë më të mira.
“Një shkollë moderne, e standardeve më të larta evropiane, gjë do të thotë se fëmijët e Hardhishtës do të fillojnë që të mësojnë në kushte shumë më të mira, por gjë që do të thotë se tani duam rezultate edhe më të larta në mënyrë, që ta keni më të lehtë për të përballuar sfidat në të ardhmen tuaj dhe për ta bërë edhe më të bukur Hardhishtën, Gjepalajn, Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë”, – tha kryetari i Kuvendit.
Kurse ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najieeb Al Bader, theksoi se inaugurimi i kësaj shkolle do të thotë shumë për shtetin kuvajtian, i cili bëhet në të njëjtin muaj që përkon me festën e pavarësisë të Kuvajtit.
KOHA JONË SONDAZH

