Meta në burg, deputeti i PS: S’jam partizan i përdorimit të dhun*s
Deputet i PS-së Xhemal Qefalia, komenton veprimet e fundit të drejtësisë, ku rasti më i bujshëm është arrestimi i Ilir Metës, një arrestim i dhunshëm. Qefalia thekson se do preferonte arrestime në forma më normale, duke nënkuptuar se nuk është plotësisht dakord me mënyrën si u vu në pranga Ilir Meta.
”Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale.
Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa e njohim këtë drejtësi. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem”,-tha Qefalia.