Meta në SHBA, merr pjesë në forumin e Kongresit Amerikan

 

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të ftesës nga kreu i Task-Forcës së Terrorizmit.

Zyra e shtypit pranë LSI njofton se Meta do të zhvillojë një sërë takimesh gjatë qëndrimit të tij në SHBA.Ai pritet të marrë pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë, forum ky që do të zhvillohet nga Kongresi Amerikan.Me këtë udhëtim, LSI i jep fund zërave opozitarë sipas së cilëve Meta është i padëshiruar në SHBA.

SHKARKO APP