Meta: Ngjarja në Ersekë, qytetarët të distancohen nga akte të tilla

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, e dënon atë ashpër dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare.

Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme.

Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave politike të përfshira në fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor, që të distancohen nga elementë që kërkojnë të shkaktojnë incidente e tension dhe të përqendrohen në debatin e alternativave mbi qeverisjen e re vendore, si shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, kryetari i Kuvendit u kërkon strukturave të Policisë së Shtetit që me profesionalizëm dhe në zbatim me korrektësi të ligjit, të garantojnë qetësinë dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të parandalojnë e të mos tolerojnë asnjë akt që cenon mbarëvajtjen e fushatës elektorale. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?