Meta paralajmëron Kuvendin: Në rast se nuk rishikoni paketën “antishpifje” atëherë…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” të kundërshtuar ashpër jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve, por edhe nga organizatat botërore që mbrojnë të drejtat e tyre, si dhe institucionet e Bashkimit Europian.

Por në argumentat ligjore të dekretit të tij, bie në sy dhe një paralajmërim i prerë që i kreu i shtetit i ka adresuar Kuvendit në rast se nuk merr parasysh shkeljet e evidentuara në nisëm e qeverisë.

“Jam i detyruar T’ju paralajmëroj se, mosreflektimi nga ana e Kuvendit do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik, të deklaruar se do të jetë i tillë që në preambulën e Kushtetutës sonë.  Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, argumenton ndër të tjera Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?