Meta për ambasadorin e BE: Ka përgjegjësi për situatën në Gjykatën Kushtetuese  

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së një pjese të diplomatëve në zbatimin e ligjit në Shqipëri.

“Do jem i qartë për çdo vagabond diplomat qe justifikon shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit. Askush nuk mund ta vërë në diskutim autoritetin e Presidentit të Republikës. Tek Gjykata Kushtetuese unë nuk bej shaka”,- tha Presidenti në një intervistë për emisionin “Open” në “Top Channel”.

Ndër të tjera Meta u shpreh për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca- n se është përgjegjës për situatën në Kushtetuese. “Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca”, u shpreh presidenti i vendit. Më tej shtoi: “Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre. Këta ambasadorë po dëmtojnë Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjë gjithçka. Një fjalë nuk thanë ambasadorët që duhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës.”

Lexoni edhe…

SHKARKO APP