Meta: Tani do shohim frytet e reformave, ekonomia po rimëkëmbet

 

Kryetari i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta, iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos largojen nga vendi dhe të mos biejnë pre e skemave mashtruese. Gjatë një takimi me studentët, Meta është shprehur se është e vërtetë se situata ekonomike në Shqipëri nuk është e mirë, por mazhoranca ka marrë masat për kalimin e kësaj situate.

Ai tha se situata nuk ishte më e mirë edhe para dy vitesh

“Kjo është tërësisht një skemë mafioze dhe nuk ka asnjë gjë të vërtetë. U bëj thirrje mos bien pre e këtyre mashtrimeve sepse do kthehen në Shqipëri më të varfër. Jam i bindur q kjo është një situatë kalimtare që do e kalojmë të gjithë së bashku jo duke ju fshehur të vërtetave por duke i parë ato në sy. Kemi dëgjuar se opozita i ka ngritur me shumë forcë dhe kanë të drejtë por kjo situatë ekonomike nuk besoj se ishte më e mirë para dy vitesh.”- u shpreh Meta.

Meta më tej theksoi se ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet pas reformave të marra nga qeveria.

 “Kam qenë në koalicion me zotin Berisha dhe i kam thënë se nuk duhet ta paraqesim situatën rozë dhe me eufori siç paraqitej që Shqipëria ishte e vetmja që nuk prekej nga kriza dhe ecte hap pas hapi me Gjermaninë sepse elementet e krizës po afroheshin. Pati shpenzime marramendëse sidomos në prag të fushatës dhe më pas një situatë mjaft kritike që e detyroi qeverinë e re që bashkë me FMN të vendoste një fond për të stabilizuar situatën ekomomike. Pjesën më të vështirë të reformave të domosdoshme e kemi lënë pas tani do shohim frytet e rritjes ekomomike.”- u shpreh Meta.

SHKARKO APP