Meta: Tom Doshi më ka thënë se ” do më vrasi kunati i Berishes, Agim Rama”.

 

Ilir Meta ka folur për herë të parë për akuzat e Tom Doshit se ai ka paguar para për ta vrarë atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi. Meta, në një prononcim për mediat mbajti të njëjtin version që deklaroi dje kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, sipas të cilit, Tom Doshi u ka deklaruar 6 muaj më parë se për vrasjen e tij dhe të Fufit kishte paguar kunati i ish –kryeministrit Berisha, Agim Rama.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta tha se për këtë ai ka vënë në dijeni disa institucione dhe akuzoi deputetin Tom Doshi se është personi që po pengon zbardhjen e hetimeve. Kryeparlamentari i akuzuar nga Doshi si porositës i vrasjes së dy deputetëve i kërkoi nga ana tjetër kreut të opozitës, të tregohet i kujdesshëm, duke thënë se Doshi mund ta ndryshojë shumë shpejt versionin e tij dhe të thotë se për ta eleminuar ka paguar kunati i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë e Metës:

Meta: Nuk jam habitur aspak nga akuzat e djeshme të deputetit Doshi pas përjashtimit të tij nga grupi i PS, veprim që e përshëndes plotësisht, sepse është një veprim mjaft i qartë për t’u ndarë njëherë e mirë nga politika e shtanazhit dhe për t’i dhënë fund praktikave të presionit mbi qeverisjen e vendit.

Ju po më pyesni për versionin e djeshëm. Me qetësi, me qetësi, me qetësi. Merreni me qetësi.

Lidhur me versionin e djeshëm mund të them që nuk habitem për të, sidomos pas vendimit të grupit të PS. Unë pjesën serioze e kam konsumuar prej muajsh. Pra, shqetësimi e deputetit në fjalë sipas versionit në fjalë i bëri të ditur jo vetëm për mua por edh e shumë përsona të tjerë me përgjegjësi institucionale se ndaj tij po përgatitej një atetntat ku paguesi dhe organizatori ishte Agim Rama, i cili do të paguante 500 milionë euro për eliminin e tij dhe të Mhill Fufit, me qëllim destabilizimin e vendit, duke krijuar alibinë se në këtë cështje ishte përfshirë Kryetari i Kuvendit.

 

Në atë kohë unë si Kryetar i Kuvendit jam takuar me Ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në prani të kryetarit të Komisionit të Sigurisë, zotit Braho që doli dje në deklaratë dhe kam kërkuar marrjen e masave për zbardhjen e gjithë kësaj histori dhe vendojen e personave të dyshuar para përgjegjësisë. Deri dje i vetmi person që ka penguar zbardhjen e kësaj cështje rezulton të jetë deputeti Tom Doshi. Unë nuk flas në emër të policisë dhe prokurorisë. Veprimet e mia kanë qenë në përputhje me ligjin. Është e drejta e tij të ndryshojë versionet e antetatit të tij pas 6 muajsh.

Gazetarët: Cili është interesi i tij për t’ju akuzuar ku, në një kohë që ai u përjashtua nga Rama.

Meta: Nuk e di se kush është interesi i tij. Unë di variantin të cilin e dinë edhe shumë të tjerë dhe janë të gatshëm të dëshmojnë para organeve të drejtësisë.Deputeti në fjalë është i vetmi pengues i zbardhjes së të vërtetave.

Nuk kam ndër mend të merrem me cështje të cilat mund t’u interesojnë juve, por jam për t’ju thënë se pjesën serioze e kam konsumuar prej 5 – 6 muajsh. Kam kërkuar të bëhen hetime, të zbardhet kjo cështje, të merret në mbrojtje jeta e dy deputetëve. Natyrisht nuk mund ta fsheh zhgënjimin për entusiazmin e lidershipit të opozitës për të shprehur dashuri ndaj deputeti Doshi. Është e drejtë e tyre të zgjedhin atë si simbol të së vërtetës, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Këm një këshillë ndaj kryetarit formal, që të jetë i kujdesshëm ndaj deklaratave të tij, pasi Tom Doshi e ka një atentat në mendje, pavarësisht se i ndryshon variantet. Por kam frikë se porositësi tjetër mund të dalë që është kunati i kryetarit aktual.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?