Meta uron Dritëro Agollin për ditëlindje

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uroi ish-deputetin dhe shkrimtarin e njohur, Dritëro Agolli me rastin e 85-vjetorin të tij të lindjes. Këtë urim z. Meta e bëri gjatë një vizite që ai zhvilloi në shtëpinë e shkrimtarit Agolli, ku i përcolli atij urimet më të përzemërta. Kryetari i Kuvendit i shprehu Agolli konsideratën më të lartë për krijimtarinë e tij letrare ndër vite. Nga ana e tij, z. Agolli e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për vizitën duke i shprehur atij falënderimet më të ngrohta.

SHKARKO APP