Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit, ndan detaje

Ervin Salianji ka patur këtë të martë në burgun e Fierit një vizitë nga politika. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër narkoregjimit në fuqi dhe narkodrejtësisë. “Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi”, njofton Meta. Në vijim, ai nënvizon se është krenar për “heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?