Metodologji e re për zgjerimin/ KiE thërret takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të zhvillojë një takim joformal lidhur me integrimin dhe të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Takimi do të zhvillohet më 16 shkurt mes liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një ditë para se të mbahet Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas European Western Balkans, në takim do të jenë të pranishëm dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Takimi joformal është pjesë e përgatitjeve mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor para samitit të Zagrebit që pritet të mbahet në maj për procesin e integrimit. Të mërkurën, Komisioni propozoi një metodologji të re për zgjerimin e BE, një kushti i Francës për hapjen e tyre me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?