“Metodologjia e re”, Soreca: Lajm i mirë çon përpara anëtarësimin, 2020 vit kyç për Shqipërinë

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, ka reaguar pas propozimit të KE për metodologjinë e re të zgjerimit, duke e quajtur një lajm të mirë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thekson se kjo metodologji çon përpara anëtarësimin në BE dhe inkurajimin e zhvillimit të reformave.

Gjithashtu në reagimin e tij ambasadori i BE-së në Tiranë rikujton se 2020 është një vit kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE-së të Shqipërisë. Ajo çon anëtarësimin në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë zhvillimin e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”, shkruan Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?