“Mgjez boss! Për pak kaloj andej …!”

 
 
 

 Prokuroria ka zbardhur për mediat pjesë nga dosja e mëposhtëme. Një mesazh çdo mëngjes pas mbledhjes së Inspektorëve, për menaxherin e basteve. Në mbrëmje Metjon Bijo merrte ryshfetin. Në këto mesazhe ai lajmëronte destinacionin e inspektorëve për ditën në vazhdim. Ajo që bie në sy është se Bijo i drejtohej menaxherit, Kreshnik Kasajt, me titullin “Boss”.   

Këta dy shtetas u arrestuan në datë 15 prill 2014, pasi menaxheri Kasaj po i jepte shumën prej 100 mijë lekësh të rinj inspektorit të tatimeve. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori i tatimeve Bijo, nëpërmjet influencës së tij, ndërhynte tek disa inspektorë të tjerë, të cilëve u kërkohej të mos ushtronin kontroll tek pikat e kompanisë ku ishte menaxher Kasaj në disa qytete të Shqipërisë, sipas organit të akuzës.

Prokuroria e Tiranës dergoi per gjykim inspektorët e administratës tatimore dhe inspektorët e Njësive të Lojërave të Fatit, të dyshuar për Shpërdorim detyre.

 

Të akuzuarit janë  Metjon  Bijo, Kreshnik Kasaj,

Mensur Hoxha, Trёndafil Tarja, Eduart Prela,

Kledian Merxhani, Klodian Dervishi, Gjergji Boduri

Jani Berukas, Petrit Ahmetaj, Avni Shaba, Agron Arapi.

 

Një pasazh nga dosja e prokurorisë, e publikuar për mediat:

 

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se i pandehuri  Metjon Bijo,  informonte per kontrollet Tatimore të pandehurin  Kreshnik Kasaj( me detyrё menaxher nё kompaninё e basteve xxxx por edhe subjekte të tjera Tregtare, të cilët i informonte për kontrollet që do të kryenin grupet e kontrollit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, duke i njoftuar për vendin dhe orën e kontrollit.

 

Më konkretisht nga transkiptimi i bisedave ka rezultuar se:

Më datë 13.11.2014 është evidentuar se  i pandehuri Metjon Bijo, nga numëri  celuar xxxx077 i ka dërguar mesazh telefonik  tё pandehurit Kreshnik Kasaj në numërin  0698511664  me tekst “Mgjes. me thot ky shoku im, a mbarojm dot neser, se do levizi fundjaven?”. Pas evidentimit të këtij  sms janё vёzhguar  takimet ndёrmjet tё pandehurve Metjon Bijo  dhe Kreshnik Kasaj  pasi dyshohej se këto takime shfrytëzoheshin nga punonjës i tatimeve për të marrë shumat e parave në këmbim të informacioneve dhe “mbrojtjes” që  Metjoni,  kryente ndaj lokaleve tё menaxhuara nga i pandehuri Kreshnik Kasaj.

Më datë 11.12.2014 Metjoni Bijo e njofton shtetasin Kreshnik Kasaj se grupi i kontrollit i Drejtorisë së Hetimit Tatimor mund të jetë me shërbim në qytetin e Laçit, duke i dërguar mesazh me përmbajtje: ““Mgjes.mund ti bejme nje vizit LA, do te them me vone”.

Më datë 16.01.2015, në orën 09:52, është evidentuar se  i pandehuri Metjon Bijo ka njoftuar  tё pandehurin  Kreshnik Kasaj se grupi i kontrollit i Drejtorisë së Hetimit Tatimor është me shërbim në Fushë Arrës, dhe po ashtu e ka njoftuar që të takohen, duke i dërguar mesazhin me përmbajtje: -“Mgjes Boss.nje grup eshte vetem ne f.arrez..mbasdite do takohemi?”. Nga ana e tij, i pandehuri  Kreshnik Kasaj nuk i është përgjigjur këtij mesazhi. Ndërkohë  Metjoni,  në orën 16:59, i ka dërguar mesazh sërish Kreshnikut duke i shkruar: – “ bossi si e ke orarin”.  I pandehuri Kreshnik Kasaj i përgjigjet “ Për pak kaloj”. Këtij mesazhi  i pandehuri Metjon Bijo i përgjigjet duke i shkruar se: ”Nuk jam aty unë. Vetëm po ja le kamarierit. Nga 6 vij”. Shtetasi Kreshnik Kasaj i shkruan më pas Metjonit “OK”. Nga përmbajtja e këtyre bisedave rezulton se  i pandehuri  Kreshnik Kasaj do t’i jepte dicka shtetasit Metjon Bijo, duke përforcuar në këtë mënyrë dyshimin se i pandehuri  Kreshnik Kasaj paguante në cdo mes muaji,  tё pandehurin Metjon Bijo, për “mbrojtjen” dhe njoftimet që i bënte.

Më datë 12.02.2015, i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik  tё pandehurit  Kreshnik Kasaj, me përmbajtje “ Mngjes.tr”, të cilin e njofton se grupet e kontrollit të hetimit tatimor ishin me shërbim në Tiranë.

Ndërkohë më datë 13.02.2015, në orën 14:20,  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik Kreshnik Kasaj me përmbajte:-“ O vlla kur do takohemi.mos harro “usb”. Nga ana e tij shtetasi Kreshnik Kasaj i përgjigjet këtij mesazhi, në orën 15:01,  duke shkruar “Pa merak”. Ndërkohë në orën 17:23, të po kësaj date, shtetasi Kreshnik Kasaj i dërgon sms shtetasit Metjon Bijo duke i shkruar “ “Për pak do kaloj”.

Më datë 06.03.2015, i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik shtetasit Kreshnik kasaj me përmbajtje: “ Boss të hënë dhe gjithë javën do jem në dr”, ku e njofton se punonjësit e Drejtorisë së Hetimit tatimor gjatë javës do të ushtrojnë kontrolle në qytetin e Durrësit.

Nga kqyrja e dokumentave në Drejtorinë e Hetimit tatimor Tiranë rezulton se më urdhër Shërbimi datë 09.03.2015, grupi i kontrollit i përbërë nga inspektorët Mensur Hoxha, Metjon Bijo dhe Trëndafil Tarja, ka qenë të planifikuar me shërbim në Durrës përgjatë datave 09-12.03.2015, nga e hënë në të enjte,  data të cilat përputhen me mesazhin që  i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon  tё pandehurit  Kreshnik Kasaj.

Nё vazhdim nё datё 11.03.2015,  i pandehuri  Metjon Bijo i ka dërguar mesazh telefonik  tё pandehurit Kreshnik Kasaj me përmbajtje: – “ Takohemi me datë 13 ?”. Kreshniku nga ana e tij i kthen përgjigje me përmbajtje “ Besoj se po”.  Më datën 13.03.2015, në orën 09:11, Metjon Bijo i dërgon  Kreshnik Kasaj mesazhin me përmbajte “Mngjes.pg…Do takohemi para 6 se më vonë jam në stadium me kapon”.  

Po në këtë ditë, pra më datë 13.03.2015, nga raportit i shërbimit të oficerëve të policisë gjyqësore, lidhur me vëzhgimin e fshehtë fotografik, filimik ose me video, të autorizuar nga organi procedues, rezulton se shtetasi Kreshnik Kasaj, në orën 17:30, ka lëvizur me mjetin e tij tip ford, me targë AAxxxJD, nga vendi i parkimit, më pas në Rrugën Myslim Shyri,  në rrugën Muhamed Gjollesha, në drejtim të kryeqëzimit Vasil Shanto, është kthyer në bulevardin Bajram Curri dhe ka ndaluar tek lokal “Jupiteri”. Në orën 17:40, shtetasi Kreshnik Kasaj ka zbritur nga automjeti dhe është futur në ambjentet e lokal Jupiterit. Aty ai është takuar me shtetasin Metjon Bijo, dhe të dy së bashku kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit Jupiter, dhe kanë biseduar rreth 4-5 minuta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Kreshnik Kasaj ka nxjerrë nga xhepi i majtë i xhupit diçka dhe ia jep shtetasit Metjon Bijo.  Nga pamjet filmike të marra gjatë vëzhgimit të fshehtë dallohet qartë që shtetasit Kreshnik Kasaj i ka dhënë shtetasit Metjon Bijo, një sasi parash, të cilat Metjoni i mban në dorën e majtë dhe më pas i fut në xhep.

Nga pergjimet dhe vёzhgimet e kryera   rezultonte se çdo mes muaji  Kreshnik Kasaj i dorёzon shtetasit Metjon Bijo “shpёrblimin” pёr “mbrojtjen” dhe informacionin qё ky i fundit i jep pёr kontrollet tatimore. Kështu në takimin e  datёs  13.03.2015,  ku nga filmimi i kryer nё kuadёr tё vёzhgimit tё autorizuar nga prokurori ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Kasaj i ka dorezuar para shtetasit Metjon Bijo.  E njёjta situatё  ёshtё  pёrsёritur mё datё  15.04.2014, ditё nё tё cilёn janё arrestuar nё flagrancё tё pandehurit Kreshnik Kasaj dhe Metjon Bijo, në rrethanat që vijon:

Mё datё 15.04.2015, si cdo mes muaji,  ka rezultuar se  i pandehuri Kreshnik Kasaj ka komunikuar  me tё pandehurin Metjon Bijo per tu takuar. Mё pas Kreshnik Kasaj ka shkuar ne lokalin e administruar nga Metjon Bijo dhe i ka lene kamarierit te lokalit shumen 100.000 lek, fakt i cili ka rezultuar dhe nga pergjimi telefonik. Me pas  i pandehuri  Metjon Bijo ka shkuar ne lokal dhe ka marre shumen e lene nga Kreshniku, ku shumën prej 1000 lekësh ia ka dhënë kamarierit, i cili i kishte prerë një skedinë loto sporti . Ne kete moment ka nderhyre policia gjyqesore, e cila ka arrestuar ne flagrance  tё pandehurin  Metjon Bijo per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” tё parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, si dhe tё pandehurin  Kreshnik Kasaj per vepren penale të “Korrupsisonit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal. Nga kontrolli personal i tё pandehurit  Metjon Bijo janё gjetur dhe sekuestruar me cilёsinё e provёs materiale 99.000 lek, qё  i pandehuri Kreshnik Kasaj i kishte dorёzuar disa minuta më parë, kamrierit tё lokalit

Po ashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Metjon Bijo, përveç bashkëpunimit në veprimet kriminale që ka me tё pandehurin Kreshnik Kasaj, ai ka ndërtuar bashkëpunim edhe me shumë biznese të tjera, të cilat i njofton paraprakisht për data dhe vendet ku do të ushtrojnë kontroll inspektorët e hetimit tatimor.

 

FAKTET PENALE NË NGARKIM  TË TË PANDEHURVE PUNONJËS TË NJËSISË MBIKQYRËSE TË LOJRAVE TË FATIT

I Pandehuri Kreshinik  Kasaj ka bashkepunuar edhe me punonjёsit e Njёsisё Mbikqyrjes sё Lojrave tё fatit me qёllim shmangien e kontrolleve dhe si rrjedhojё mosndёshkimin administrativ ndaj lokaleve tё menaxhuar prej tij, tё cilёt ushtrojne veprimtari nё fushёn e lojrave tё fatit pa qёnё tё liçensuar. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri ka bashkepunim tё ngushtё me tё pandehurin Petrit Ahmetaj  por edhe me tё pandehurin Jani Berukas.  I pandehuri Petrit Ahmetaj ka qёnё punonjёs i Njёsisё Mbikqyrjes sё lojrave tё fatit por edhe pasi ёshtё larguar nga kjo detyrё  rezulton se ai ushtron ndikim tё paligjshёm te inspektorёt e kёsaj njёsie.  me qёllim mosndёshkimin administrativ tё  lokaleve tё menaxhuara nga i pandehuri Kreshnik Kasaj.  Nha hetimi kanё rezultuar kёto fakte penale.

 

-Më datë 10 nëntor 2014 personi nën hetim Kreshnik Kasaj, i cili përdor numërin e telefonit xxxxx664, është telefonuar nga një person nëpërmjet numërit 0698388040, që i përket shtetasit Artan Guzi, i cili i thotë që të flasë me ndonjë nga këta tё mbykqyrjes(nëkupton punonjësit e mbykqyrjes së lojrave të fatiti), pasi paskan shkuar tek Fredi tek Rruga e Burgut( një lokal lojrash fati). Ndërkohë Kreshniku komunikon me shtetasin nen hetim Petrit Ahmetaj me numërin e telefonit 0699340601, të cilit ndër të tjera i thotë se janë tek unë ata, aty tek rruga e burgut dhe kanë hyrë brenda. Pas rreth tre minutash personi me 0699340601, i cili u thotë personit nën hetim “U bo”.

 

Pasi përfundon telefonatën  me të pandehurin Petrit Ahmetaj, Kreshnik Kasaj merr në telefon shtetasin Artan Guzi, të cilin e pyet nëse ikën. Telefonuesi i thotë që ka folur me punonjësit me numërin e Fredit(punonjësit të lokalit), por më tej e informon se kanë shkuar tek pika tjetër tek bilardoja. Sërish i pandehuri Petrit Ahmetaj, telefon  të pandehurit  Kreshnik Kasaj dhe i thotë që ikën që aty dhe kanë shkuar tek pika tjetër.  I pandehuri Petrit Ahmetaj telefonon sërish personin nën hetim Kreshnik Kasaj dhe i thotë “okej”.

 

Kreshniku, telefonin sërish Artan Guzin, të cilin e pyet nëse ikën punonjësit e Njësisë së Mbykqyrjes, ku ky i fundit pasi pyet tek lokali e informon personin nën hetim se punonjësit e njësisë duan të marrin dy televizorat dhe kompjuterat.

SHKARKO APP