FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mhill Gecaj: Ura e Zogut drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin

Ura e vjetër mbi lumin Mat në Milot është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Mhill Gecaj, shkruan se ura është drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin

Postimi i plotë

E pashë sot!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ura e Milotit, që lidh Milotin me Lezhën dhe gjithë fshatrat përreth dhe jo vetëm është mbyllur përfundimisht, duke paralizuar trafikun me kilometra të tëra në rrugën kryesore Milot–Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo si rezultat i gërryerjes dhe marrjes së inerteve në shtratin e lumit, deri në afërsi të këmbëve të saj.

Këtë urë e njohin të gjithë si ura më e gjatë në vend, që lidhte Veriun e Shqipërisë ajo që na lidhte me Europën, jo me Anadollin.

Kështu ndodh kur babëzia e firmave të inerteve bën kërdinë mbi lumenjtë tanë, sa nxjerrin jashtë funksionit ura që janë ndërtuar me aq mund e djersë nga shqiptarët.

Askush nuk mban përgjegjësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?