​Michel: BE ta zgjidhë tani problemin e çmimeve të larta të energjisë

Nisur nga shqetësimet në rritje në Europë për çmimet e larta të energjisë elektrike, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Komisioni Evropian nuk mund ta shtyjë propozimin për zgjidhjen e problemeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë deri më 14 shtator, kur Ursula von der Leyen do të mbajë një fjalim për gjendjen e Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për disa media evropiane, Michel tha se nuk mund të humbasin më ditë, pasi që është me rëndësi vendimtare që Bashkimi Evropian të zgjidhë menjëherë çështjen e çmimeve maksimale.

Për më tepër ai theksoi se ky nuk është një problem i ri dhe se diskutimi për të nuk fillon sot, duke shtuar se Këshilli i ka bërë thirrje Komisionit Europian që të dalë me propozime konkrete, në mënyrë që të ndihmojë vendet anëtare të marrin vendime.

SHKARKO APP