Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Mijëra dollarë në llogari bankare”. Si u blenë votat e durrsakëve me paratë e buxhetit të shtetit

“Mijëra dollarë në llogari bankare”. Si u blenë votat e durrsakëve me paratë e buxhetit të shtetit

Aktualitet
E premte, 30 Prill 2021 15:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.

Ky i qytetares BM nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi I një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit.

Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve ju derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrësake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që koordinohej nga qeveria në tiranë.

Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumente konfidencialë të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirëditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati I të cilit u pa në 25 prill.

/MCNTV.al

Etiketat e lidhura

durresitEmirjana Sako
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.