Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video)

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026.

Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Pamjet nga prova tregojnë qiellin e Nju Jorkut të mbushur me qindra pika drite, të cilat lëvizin në mënyrë të sinkronizuar dhe formojnë figura të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?