Mijëra protestues drejt Tiranës, në Shkodër policia shoqëron disa persona

Protesta e opozitës e dy ditëve më parë nuk kaloi pa incidente. Shumë protestues mbetën të lënduar nga dhuna e policëve dhe nga hedhja e gazit lotsjellës. Ditën e sotme opozita ka planifikuar një tjetër protestë kombëtare, në të njëjtin orar si në protestën e 1 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli është shprehur se kryeministri Edi Rama ka arrestuar disa persoona dje, madje kërkon të arrestojë edhe të tjerë sot.

Ai shprehet:

Swiss Digital Desktop Reklama
 Edi Rama ka filluar shoqërimet edhe në Shkodër. Ai është në grahmat e fundit. Edi Rama ka arrestuar disa persona dje, si dhe 10 të tjerë që kërkon t’i arrestojë sot. Ai i ka nisur arrestimet me invalidin Gjergj Çuni.”

Amuli i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve. Po ashtu, mësohet se janë nisur protestuesit edhe nga rrethe të tjera drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Degët lokale të Partisë Demokratike ndajnë edhe numrin e saktë të qytetarëve të nisur nga Korça. Nga Devolli janë nisur rreth 900 protestues, nga Pogradeci mbi 800 dhe nga Kolonja të paktën 500 protestues.

Bëhet e ditur se nga Berati janë nisur rreth 1 000 protestues drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?