Mikesha e vrasësit me pagesë: Ja si na arrestuan

Tri ditë pasi në prangat e policisë kishte përfunduar Kristi Pine, i dyshuar për vrasje me pagesë, e sot i penduar i drejtësisë, mikja e tij, i rrëfeu “GSH” momentin e arrestit, e plot detaje të tjera tronditëse.

Vajza 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, duket se e ka patur jo të lehtë jetën. E shfrytëzuar për prostitucion, në Spanjë e Itali, fati i keq, deshi që të provonte për 12 orë edhe qelinë.

Alma tregon se ishin duke u kthyer nga Shkodra dhe në të njëjtën makinë me të ishte Kristi Pine, kur sapo mbërritën te Sheshi Shqiponja (rrethrrotullimi) i doganës, forca të shumta policie i rrethuan dhe i shoqëruan në polici. Aty ka mësuar se Kristi Pine, dyshohej për vrasje me pagesë, ndonëse Alma nuk pranon kurrsesi që të dijë detaje mbi aktivitetin e tij kriminal. Nëna e dy fëmijëve, të cilës i janë sekuestruar 9 mijë euro, kërkon paratë e saj dhe kthimin e makinës.

Me zërin që i dridhet e lot në sy, Alma kërkon mbrojtje nga shteti, pasi ka frikë nga trafikantët, emrat e të cilave ja ka rrëfyer edhe policisë, përgjatë 12 orëve të qëndrimit të saj në qeli.

Vajza tregon se për të dalë nga rruga e trafikut, është ndihmuar nga një i dënuar me burgim të përjetshëm, emrin e të cilit nuk dëshiron të bëhet publik.

SHKARKO APP