Mikhail Kurylev: Ju rrëfej për ”spiunen” Svetlana Timofoeva

A janë me të vërtetë bloggerë, apo pjesë e shërbimit rus? Gjykata e Elbasanit i la sot në burg tre ”turistët”. Mikhail Kurylev ka rrëfyer se ai është ngjitur me shtetasen ruse,  Svetlana Timofoeva në 2018 në Sevastopol, ndërkohë që janë futur bashkë edhe në bunkere të vegjël në atë zonë. Teksa e cilëson një mike të tij, ai nënvizon se Svetlana Timofoeva nuk është spiune, por e pasionuar pas eksplorimit të zonave.

“Unë dhe Lana njihemi që nga viti 2018. Jemi njohur në rrjetet sociale, njoh edhe ish-të dashurin e saj. Jemi miq. Jo jo ajo nuk është spiune sepse e njoh këtë vajzë edhe prej miqve të mi rusë në Moskë. Unë njoh shumë prej miqëve të saj, të cilët kanë të njëjtin pasion, eksplozimin urban”, tregon për ”Euronews Albania”.

Sa i përket makinës me të cilën rusët dhe ukrainasi udhëtonin në Shqipëri, Kurylev tha se ky mjet është në pronësi të shtetasit ukrainasit. “Ajo është makina e ukrainasit, i njohur për eksporimet e tij urbane. Nuk e njihja në fakt ukrainasin në jetën reale, por shokët e mi e njohin”.

SHKARKO APP