Milano, 4 të vdekur në Pallatin e Drejtësisë. Dy prej viktimave gjyqtar dhe avokat

Katër të vdekur, mes tyre një gjyqtar dhe një avokat  kur një person i akuzuar për falimentim banke qëlloi me armë brenda në në Pallatin e Drejtësisë në Milano.

Autori u arresua pak pas krimit.

Ngjarja është shënuar në katin e katërt, të gjykatës. Paniku u dha në orën 11:00 kur u dëgjuan 4-5 të shtëna.

13: 22 Shkon në 4 numri i viktimave. Humb jetën njëri prej të plagosurve

Ora 12: 41 Viktimat Fernando Ciampi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe avokati  Lorenzo Alberto Claris Appiani janë vrarë brenda në ambietet e gjykatës. Autori i cili tentoi të largohej me motor u arrestua në  Vimercate, ndërkohë në shkallët e Pallatit të Drejtësisë është gjetur një person i tretë, i cili mendohet se ka gjetur vdekjen nga infarkti.  Dy persona janë të plagosur rëndë.

Ora 12: 22 Personi që ka qëlluar nuk është më në ambientet e Pallatit të Drejtësisë  por  është larguar me motor.  Hetuesit flasin për 3 viktima

Personi është larguar por mendohet se ndodhet ende në ambientet e Gjykatës.

autori i te shtenave ne milano

Ora 12: 15 Gjyqtari është vrarë në zyrën e tij ndërsa viktima tjetër mendohet se është dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj autorit.

 

Ora 11: 55 Presidenti i Gjykatës së Apelit të Milanos  ka konfirmuar se një viktimat është Ferndando Ciampi gjyqtar që merret me dosjet e falimentimit të bankave. Evakuohet Pallati i Drejtësisë.

SHKARKO APP