Milano përfshihet nga kaosi dhe dhuna (foto)

 

Rrugët e Milanos përfshihen nga kaosi dhe dhuna. Çelja e panairit ndërkombëtar “Expo Milano 2015” është pritur me protesta nga të ashtuquajturit grupimi “Black Bloc” persona me fytyre te maskuar qe u vunë zjarrin shume automjeteve, sulmuan disa banka dhe thyen vitrinat e shume dyqaneve. Qindra demonstrues qe kundërshtonin mbajtjen e ekspozitës 6-mujore u përleshen me policinë, duke hedhur drejt saj bomba molotov, gurë, shishe dhe sende te forta. Forcat e rendit u kundërpërgjigjen duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës. Qendra e Milanos u shndërrua ne arene lufte.

SHKARKO APP