Milot, makina përplas 50-vjeçarin
Një aksident i rende është regjistruar mëngjesin e së premtes në autostradën Fushë Kruje-Milot, duke shkaktuar plagosjen e nje këmbësori.
Një makinë tip Renault me drejtues Pal Dedaj 27 vjeç ka përplasur dhe e ka marrë përpara mbi 50 metra një person që po udhëtonte në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri quhet Kole Shkreta dhe është nga fshati Derven i Krujës.
I plagosuri ka mbetur i shtrirë në rrugë pa ndjenja për disa minuta.
Ndërkohë dëshmitarët thanë se ambulanca erdhi me vonese.
Policia ka ndaluar shkaktarin e aksidentit, ndërsa i plagosuri është dërguar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

