Mimi Kodheli presidente? Përgjigjet deputetja e PS-së

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ftuar në “Radari Informativ”, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku edhe emri i saj është lakuar shpesh në media, për të qenë kryetarja e re e shtetit.

E pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si ndihet kur dëgjon se emri i saj lakohet për të qenë numri një i shtetit dhe a e beson realisht, Kodheli tha se kjo është diçka që të përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep dhe shumë përgjegjësi.

Kodheli ka refuzuar të bëjë publike emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa zbuloi vetëm pjesën se propozimet e saj janë emra politik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?