Minatorët, Spahiu: PS ka 10 vite që i mashtron. Protestë deri në miratimin e Statusit
Para një jave paralajmëruan se do të nisin grevën, dhe ashtu po rezulton. Minatorët janë sërisht në protestë përballë Kryeministrisë, nga ku shprehen se nuk do të lëvizin.
Në një reagim mbi këtë çështje, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, shkruan se kërkesa e tyre për Status, është një borxh i të gjitha qeverie, por jo më shumë se ai i PS-së.
”Shumë më tepër minatorë dhe ish-minatorë në protestë sot përpara Kryeministrisë. Patjetër që më shumë do të jenë pasi kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar, kërkesa e tyre për Status është një borxh i të gjitha qeverie por jo më shumë se ai i Partisë Socialiste”,-shkruan Spahiu në një status facebook.
Më tej deputeti i LSI-së, i cili edhe ka depozituar personalisht në Komisionet Parlamentare projektligje për minatorët, thekson se mbi 10-vite PS-ja po mashtron Minatorët.
”Nuk janë 5 vite që mashtron, por 10 të tilla, si e vetmja forcë politike që ka pasur marrëveshje me sindikatat me premtimin që me ardhjen në pushtet Statusi do të ishte i miratuar. Janë provuar të gjitha format dhe asgjë nuk është arritur, protesta ngelet e vetmja formë, deri në miratimin e Statusit”,-shkruan deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

