Minatorët ”rrethojnë” Ramën: Do nisim grevën (FOTO/VIDEO)

Para një jave paralajmëruan se do të nisin grevën, dhe ashtu po rezulton. Minatorët janë sërisht në protestë përballë Kryeministrisë, nga ku shprehen se nuk do të lëvizin.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të miratojë që sot statusin e minatorit, ndërsa e kanë akuzuar për mashtrim dhe për mosmbajtje të premtimit.

Ata kërkojnë miratimin e statustit të minatorit; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale siç është e strehimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Javën e kaluar u zhvillua një protestë e ngjashme nga minatorët, por pavarësisht vendimit të tyre për të mos u tërhequr nga kërkesa për statusin, Qeveria e majtë nuk ka reaguar ende, duke u përpjekur ta kalojë këtë çështje në heshtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?