”Mini Shengeni Ballkanik”, reagon edhe Prishtina

Kosova nuk është dakord me pajtueshmërinë e arritur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për krijimin e një mini shengeni.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se me këtë marrëveshje, Serbia synon izolimin e Kosovës nga bashkëpunimi rajonal, pasi e njëjta vazhdon të mos e respektoj marrëveshjen e lëvizjes së lirë. Në takimin që u mbajt në Novi Sad, kryeministri Rama deklaroi së nuk do të merrte pjesë sikur të kishte veto për Kosovën.

Një deklarate të tillë nuk i beson shoqëria civile. Sipas Artan Muratit nga KDI, ky takim do të mund të shtyhej deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Takimi i radhës do të mbahet më 10 nëntor në qytetin e Ohrit, ku edhe është paralajmëruar pjesëmarrja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, për ta finalizuar këtë marrëveshje përmes nënshkrimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?