Ministrat e rinj betohen para Nishanit (VIDEO)

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi u betuan të premten para presidentit të Republikës Bujar Nishani, një ditë pas miratimit të dekreteve të emërimit nga Kuvendi.
Pas leximit të formulës së betimit, dy anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan para Kreut të Shtetit duke firmosur dokumentin e betimit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=250vXyD7Wm8&feature=em-uploademaill” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP