Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrat Gonxhja dhe Kumbaro në Paris, takim i nivelit të lartë me drejtues të UNESCO-s

Aktualitet E enjte, 27 Qershor 2024 21:30
Ministrat Gonxhja dhe Kumbaro në Paris, takim i nivelit të lartë me drejtues të UNESCO-s
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishin në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, ku zhvilluan një takim mjaft produktiv me përfaqësuesit e nivelit më të lartë të drejtuesve të trashëgimisë botërore, si Ernesto Ottone, Nëndrejtor i Përgjithshëm në UNESCO, Lazare Eloundou Assomo, Drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe Berta de Sancritobal, Drejtoreshë e Njësisë së Evropës dhe Amerikës së Veriut, Sektori i Kulturës së Trashëgimisë Botërore.

Ministri Gonxhja tha se në takimin e sotëm, palët arritën që të bien në dakordësi për planifikimin e punës që duhet të ecë përpara mes UNESCO-s dhe Qeverisë shqiptare, një bashkëpunim që i shërben mirë trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe trashëgimisë botërore.

“Ishte një ditë shumë intensive në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, ku me shumë kënaqësi u takuam me nivelin më të lartë të drejtuesve të trashëgimisë botërore dhe ku jemi krenarë si Ministri e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që jemi në sintoni të plotë, një bashkëpunim i shkëlqyer, një programim dhe planifikim shumë i mirë i të gjithë punës që na pret së bashku, në të mirë të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe trashëgimisë botërore.

Dakordësuam një plan pune dhe protokoll shumë të mirë teknik, por edhe politik për të qenë gjithmonë e më afër me njëri-tjetrin, në të gjitha sfidat që na presin për menaxhimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e qëndrueshme të qendrave të trashëgimisë botërore dhe qendrave të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se sot pala shqiptare ka shtuar një tjetër dosje në UNESCO, ajo e lumit Vjosa.

“Sigurisht bashkë me dosjet shumë të rëndësishme për Shqipërinë, Butrintin, Gjirokastrën, Beratin, Ohrin, të cilin nuk e kemi vetëm trashëgimi kulturore, por edhe natyrore, një dosje të re i shtuam sot diskutimeve tona në UNESCO për sa i përket biodiversitetit dhe prezantuam punën e bërë deri më tani për lumin e fundit të egër në Evropë, lumin e Vjosës të cilin po përgatisim që ta regjistrojmë në një kategori të dedikuar në UNESCO-s që është ‘Njeriu dhe Biodiversiteti’.

Janë të gjitha këto paketa që së bashku me ministrin Gonxhja, ne i diskutuam sot me drejtuesit më të lartë, qoftë të trashëgimisë kulturore në UNESCO, qoftë të trashëgimisë natyrore dhe me nëndrejtorin e përgjithshëm në UNESCO, Z. Ottone. Zhvillimi i Qëndrueshëm i turizmit kalon përmes dy pasurive më të mëdha që ka Shqipëria, natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Këtë konfirmim ne e morëm sot këtu në selinë e UNESCO-s në Paris”, tha ministrja Kumbaro.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Para 18 minutash
Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 26 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 53 minutash

Etiketat e lidhura

Blendi GonxhjaMirela Kumbaro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 18 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 22 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 26 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 37 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.