Ministri Ahmetaj: Buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9%

Gjatë prezantimit të pr.ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, ministri Arben Ahmetaj tha se buxheti 2019 rritet me 5.9% de se do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM. Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë.

Rritja e akcizës për duhanin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herët parë shkojnë në 519 mln lekë. Totali programohet me rritje me 5.9%.”- tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?