FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Andis Salla prezanton skemat e reja të financimit për blegtorët në Librazhd

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një bashkëbisedim me blegtorët e zonës së Spatharit në Librazhd, ku u prezantuan mundësitë e reja të financimit përmes Skemës Kombëtare 2026 dhe masat mbështetëse për zhvillimin e sektorit të blegtorisë.

Gjatë takimit u diskutuan instrumentet e reja të mbështetjes financiare, të cilat përfshijnë rritjen e subvencioneve për gjedhët, të imtat dhe bletarinë, si edhe për herë të parë mbështetje për dosat, ndërsa u theksua vëmendja e veçantë ndaj të rinjve që investojnë në blegtori dhe sipërmarrje rurale.

Ministri Salla vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e mekanizmave të rinj financiarë, si kompensimi në masën 10% i autofaturës dhe programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset rurale përmes kredive me interesa të reduktuara 2–3% dhe garancisë sovrane deri në 70%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?