Ministri Arbjan Mazniku: “Një dekadë pas Reformës Administrative Territoriale….”
Arbjan Mazniku, ministri i Pushtetit Vendor, shkruan në facebook: “Një dekadë pas Reformës Administrative Territoriale, bashkitë kanë rritur autonominë financiare dhe rolin e tyre në ekonomi . Të ardhurat e veta për frymë janë rritur nga 4,634 lekë në 2015 në 14,527 lekë në 2023 ndërsa investimet për frymë u rritën me 78% .
Me metodologjinë e re që nisëm këtë vit për matjen e performancës dhe mbështetjen e grantit bazuar në të kemi çelur potenciale të reja për të përmirësuar më tej standardet e qeverisjes vendore dhe shërbimet për qytetarët tanë”.