Ministri Balla takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka zhvilluar takime me liderët politikë atje.

Shumë i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në mexhlisin Qasr Al Bah nga Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, të cilit i përcolla përshëndetjet e Kryeministrit Edi Rama dhe urimet për prosperitet të vazhdueshëm të Emirateve dhe të popullit të vet. Lartësia e Tij, Presidenti i EBA shprehu përshëndetjet e tij më të mira për Kryeministrin dhe urimet për vendin e popullin tonë për të vijuar progresin. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë. Mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e EBA në këto fusha u diskutuan në kuadër të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe EBA, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të brendshëm. Të pranishëm në mexhlis ishin edhe Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës Abu Dhabi; Sheikh Suroor bin Mohammed Al Nahyan; Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Punëve të Jashtme”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?