Ministri Beqaj në Marinzë, banorët e irrituar: Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi

 

Të irrituar banorët i kanë thënë ministrit të Shëndetësisë se nuk po kujdesen për ta.

“Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi” i kanë thënë banorët ministrit të Shëndetësisë.Prej 1 prillit kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve me naftë, disa banorë janë shtruar në spital për të marrë mjekimin për shkak të helmimit nga gazi.

Shumë banorë kanë shkuar të helmuar. Beqaj u ka thënë banorëve se shteti I jep garancinë e plotë se është i interesuar për shëndetin e tyre dhe se në dispozicion janë vënë autobotë me ujë të pijshëm si dhe do të bëhet kontrolli shëndetësor për të gjithë banorët.Beqaj ky hyrë dhe në banesat e disa qytetarëve, por nuk janë lejuar kamerat për të filmuar.

SHKARKO APP