Ministri Blendi Çuçi takim me votues për herë të parë në Vlorë: Mos e çoni votën dëm

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi bashkë me kandidatet për deputete Zamira Sinaj e Mjaftesa Sulaj, zhvilluan një takim me disa të rinj në Vlorë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit. Çuçi theksoi rëndësinë e që ka vota për të rinjtë dhe pse ajo nuk duhet të shpërdorohet në drejtim të gabuar.

”Përgjegjësia jonë është që ne duhet ta ndajmë me ju sidomos me ju që jeni votues për herë të parë atë që ne kemi bërë për Vlorën në përgjithësi e pastaj për Shqipërinë, që vota juaj të mos shkojë dëm, të mos shkojë për të kaluarën dhe kthimin mbrapsht, por të jetë një fuqi e shtuar për të ecur përpara dhe për ta vazhduar këtë transformim. Me ju duhet të ndajmë të ardhmen, duhet të ndajmë vizionin dhe domosdoshmërinë që ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur. Vota ka shumë rëndësi në këtë moment”, tha Çuçi.

Në vijim të diskutimit ai solli shembullin e një grupi të rinjsh që më parë ishin në Partinë Demokratike dhe së fundi zgjodhën të mbështesin Partisë Socialiste duke parë transformimin që i është bërë Vlorës dhe punëve që flasin vetë.

”Vota e herës së parë është mbase ajo që mbahet mend më gjatë dhe si e tillë as nuk duhet shpërdoruar. Me disa të rinj votues për herë të parë në Vlorë, bashkë me Zamirën dhe Mjaftesën bëmë një diskutim të hapur për domosdoshmërinë e mbështetjes për Partinë Socialiste, të vetmen forcë transformuese këtu në qytetin e tyre dhe në mbarë Shqipërinë. Sot Vlora dhe Shqipëria është një vend tjetër në sytë e botës dhe plot mundësi të reja për të punuar e ndërtuar këtu një të ardhme të sigurtë”.

SHKARKO APP