Ministri Çuçi: Do bëjmë shembuj sipas modelit kroat. Arrest edhe për Berishën?
Në nëntor 2012, 10 vjet burg ish-kryeministrit kroat për korrupsion.Në janar 2014 u dënua ish kryeministri rumun
Qeveria shqiptare paralajmëron se 2015 do të jetë viti kundër korrupsionit. Ministri Bledi Çuci tha se modeli kroat apo ai rumun do ta udhëheqin këtë sfidë, ndërsa zbuloi se 535 zyratarë janë referuar për hetime për korrupsion. Përfaqësuesit e BE në tryezë deklaruan se ka mangësi ligjore në luftën kundër korrupsionit.
Bledi Çuçi: “Objektivi ynë primar është pikë së pari të kthejmë besimin të qytetarët dhe qytetarët të kenë besim tek institucionet publike si dhe të rrisim shkallën e besimit tek puna konkrete e qeverisë dh eke cdo hap që ajo merr cdo ditë për të adresuar këtë fenomen. Qeveria ka një vullnet të palëkundur në luftën kundër korrupsionit qoftë përmes aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese apo aktiviteteve eduktaive. Statistikat e zyrës së koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit vetëm për institucionet e ekzekutivit tregojnë për një numër mjaft të madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimit që kanë kryer vepra korruptive. 535 të tillë, ndër të cilët një numër i madh zyrtarësh të lartë. Aksionet konkrete po ndërmerren ditë pas dite nga policia dhe institucionet e tjera. Proceset e hetimit dhe gjykimit unë mendoj se nuk duhet të stergjaten apo të mbyllen, duhet treguar një vullnet i plotë nga të gjitha institucionet për të bërë shembuj dhe për të përcjellë mësazhin e fortë se lufta kundër korrupsionit duhet të japë fryte”
Ministri Çuçi tha se bërja e shembujve duhet të jetë reflektimi i punës së shumë aktorëve dhe jo vetëm i ekzekutivit.
Bledi Çuçi: “Bërja shembuj, ndëshkimi duhet të jetë reflektimi i punës së shumë aktorëve dhe jo vetëm i ekzekutivit. Rastet të cilat do të denoncohen në portalin unik do të raportohen në mënyrë periodike duke krijuar më shumë transparencë në hapat e ndërmarra. Ashtu sic kanë konkluaduar ekspertët me rekomandimet e tyre, duket qartë se ka nevojë për të rishikuar strukturat tona, e për të ngritur një trupë të sepcializuar dhe mirë koordinuar në luftë kundër korrupsionit si modelet që ofron rajoni, psh modeli kroat apo ai rumun, modele të cilat mund t’i kemi në konsideratë në mujat në vazhdim. 2015 do të jetë një vit i vrullshëm veprimesh realizimesh pjesë e të cilave do të jenë edhe rekomandimet e këtij projekti”. Ministri nenkuptoj se rasti kroat eshte kur ish-kryeministri kroat u arrestua per korrupsion ndaj keshtu do te veprojme edhe ne Tirane. Nje dosje per 21 janarin eshte dorezuar nga Policia e Shtetit ne Prokurori keto dite ku kerkojne te penalizohet ish-kryeministri Berisha. Porse Prokuroria ende nuk eshte shprehur publikisht per kete çeshtje. Mesohet se ministri i brendshme Tahiri do te shoqerojne ne polici per te dhene shpjegime ish-kryeministrin Berisha. Po hezitojne pasi kane friken e destabilzimit te situates politike. Gjithsesi ministri i brendshem ka thene para trupes policore qe do te shoqeroje Berishen ne drejtorinE e policise se Tiranes, se para ligjit duhet te vije edhe Berisha dhe nuk terhiqem nga ky vendim.
Ndersa nga kampi i ish-kryeministrit Berisha jane shprehur se nuk guxon njeri te shoqeroje Berishen ne polici se digjet kryeministria
KOHA JONË SONDAZH

