Ministri Çuçi pret zv/kryeministrin e Malit të Zi: Së shpejti hapet pika e re kufitare

Pas vizitës me kryeministrin Edi Rama, edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Çuçi diskutoi për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe forcmin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Me rëndësi të madhe është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

”Bashkë me ministren e Drejtësisë patëm sot një takim dhe drekë pune në Tiranë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që është gjithashtu një politikan i ri dhe ambicioz nga radhët e shqiptarëve në shtetin fqinj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, për kontrollin e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, aksionet e përbashkëta policore kundër trafikut dhe krimit të organizuar, si dhe monitorimin e situatës përgjatë sezonit turistik, ku siç dihet ka fluks të shtuar udhëtarësh nga të dy vendet.

Lajm i mirë që së shpejti do të kemi funksionale një pikë të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit. Dy vendet tona kanë ende një hapësirë bashkëpunimi të pashfrytëzuar sa duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita për herë të parë e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë së Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, besoj se është një premisë e mirë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për të adresuar për zgjidhje probleme të ndryshme të trashëguara nga e kaluara apo të krijuara rishtazi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?