Ministri Çuçi vizitë në stanet e Shëngjergjit, premton mbështetje për blegtorinë

Blegtoria do të mbështetet njësoj si bujqësia edhe për pjesën e prodhimit të mishit. Në një vizitë në disa disa stane të fshatit Linoz në Njësinë Administrative Shëngjergj, në Tiranë, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi tha se vitin e ardhshëm do të ketë një paketë të veçantë për mbështetjen e blegtorisë.

“Nëse me qumështin mund të vazhdojmë subvencionimin për t’iu ardhur juve në ndihmë për mbijetesë në këtë rast, për pjesën e mishit është një mundësi shumë e mirë që krijon vlerë. Blegtoria duhet të jetë një sektor po aq i zhvilluar sa bujqësia. Kemi një moment të mirë në bujqësi falë edhe strategjisë e vizionit që kishim ne duke forcuar pikat e grumbullimit, duke subvencionuar serrat. Këtë gjë do të bëjmë edhe me blegtorinë, por duke u fokusuar më shumë tek zgjerimi i tufave. Ne do të mbështesim rritjen e tufës për mbarështim për mish” u shpreh ministri 

Kullotat alipine në Malin me Gropa, në lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit janë një nga zonat më të bukura malore të Tiranës dhe kanë përspektivë të veçantë për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit malor.

SHKARKO APP