Ministri Demo inspekton punimet në rrugën ”Shkëmbi-Kala” në Berat: Krijon unazën e zonës mesjetare
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, inspektoi punimet në rrugën “Shkëmbi–Kala” në Berat, një investim i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e unazës së zonës mesjetare Kala-Goricë-Mangalem.
Sipas ministrit kjo rrugë, me një gjatësi prej 1.3 km, do të shndërrohet në një itinerar tërheqës për vizitorët dhe për të apasionuarit pas ecjeve në natyrë. Demo theksoi se investimi ka për qëllim përmirësimin e kushteve për komunitetin dhe vizitorët.
“Projekti parashikon ndërtimin e trotuarit në njërin krah, vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë, duke garantuar kushte më të mira për komunitetin dhe turistët”, theksoi Demo.
Ministri bëri me dije se “aktualisht po vijojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës dhe pritës, ndërsa investimi përfshin gjithashtu infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe ndriçimin publik”.
KOHA JONË SONDAZH



