Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Demo: ”Paketa e Maleve” krijon mundësi të reja për zgjerimin e sipërmarrjes

Aktualitet E premte, 17 Korrik 2026 15:20
Ministri Demo: ”Paketa e Maleve” krijon mundësi të reja për zgjerimin e sipërmarrjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se “Paketa e Maleve” po krijon mundësi të reja për sipërmarrësit që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke përfituar nga lehtësitë dhe instrumentet mbështetëse që ofron qeveria. Duke folur në panelin “Financimi i sipërmarrjes dhe partneriteti publik–privat”, në kuadër të aktivitetit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Demo tha se është rritur interesi i bizneseve të konsoliduara, veçanërisht në sektorët e agroturizmit, përpunimit dhe aktiviteteve të tjera ekonomike, për të investuar në zgjerimin e kapaciteteve.

Sipas tij, “Paketa e Maleve” u jep sipërmarrësve mundësinë të përfitojnë nga lehtësitë që ofron programi, përfshirë ato që lidhen me pronën, për të zgjeruar investimet ekzistuese ose për të zhvilluar projekte të reja turistike. Demo theksoi se qeveria do të vijojë fushatat informuese në të gjithë territorin, me synim që bizneset të njihen me mundësitë e ofruara nga kjo paketë dhe të përfitojnë prej saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e asistencës teknike që do të ofrohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për hartimin e planeve të biznesit dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim. Ministri theksoi se bashkitë duhet të kenë një rol aktiv në zbatimin e Paketës së Maleve, duke kujtuar se ato mund të marrin pjesë deri në 25% si aksionere në projekte të caktuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas tij, pushteti vendor duhet të hartojë projekte të qëndrueshme ekonomikisht, që gjenerojnë të ardhura dhe kontribuojnë në zhvillimin lokal, duke shfrytëzuar asetet publike dhe instrumentet financiare në dispozicion. “Këto duhet të jenë histori suksesi që jo vetëm aktivizojnë asetet e bashkive, por edhe krijojnë të ardhura të reja dhe forcojnë financat e pushtetit vendor”, u shpreh Demo.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 5 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 5 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 6 orësh

Ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm do të zhvillohen fushata sensibilizuese në të gjithë vendin, të drejtuara si ndaj sipërmarrjeve, ashtu edhe ndaj institucioneve publike, për të nxitur përdorimin e skemave të reja të financimit dhe zgjerimin e investimeve.

Etiketat e lidhura

Ervin Demo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 5 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 6 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.