Ministri Dervishaj bashkë me palën gjermane në Lushnjë

Ministri i Transportit dhe  Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Gjermane Hans-Joachim Fuchtel, drejtorin e “AKUK” Ardian Alushi dhe me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ujësjellësit të Ri në Lushnje.

Ministri Dervishaj tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, që përfshin jo vetëm qytetin e Lushnjes, por 8 qytete në gjithë vendin, me një investim që në fazën e parë shkon në 65 milion euro.

Dervishaj, tha se impianti i ri i Lushnjes është një investim 3,5 milion euro dhe do i shërbejë mbi 30 mijë banorëve të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të kësaj faze të “Programit Infrastruktura Bashkiake 1 dhe 2”,  Ministri tha se përfitojnë në mënyrë direkte 300 mijë banorë dhe indirekt 200 mijë të tjerë, në 8 qytete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dervishaj theksoi se pasi të mbyllet kjo fazë, do të avancohet me fazat 3 dhe 4, me synim modernizimin e rrjeteve të ujësjellësave dhe shërbim më cilësor ndaj qytetarëve.

Ministri u ndal te reforma e Ujit, duke thënë se është detyrim  furnizimi i qytetarëve 24 orë në ditë, me shërbim sa më cilësor dhe pa rritur kostot e ujit, prandaj ka ardhur koha të rriten kapacitetet menaxhuese.

“E rëndësishme është që Ujësjellësat të rrisin kapacitetet e menaxhimit të aseteve, tani që fillon edhe faza e dytë e reformës së Ujit. Në këtë fazë do të bëhet inventarizimi i aseteve dhe kalimi i kompetencave të menaxhimit te Bashkitë, prandaj duhet një koordinim akoma më i madh ndërmjet pushtetit qëndror dhe bashkive, që do të jenë administratorët kryesorë të ujësjellësave”, përfundoi Dervishaj.

unnamed-2

unnamed-1

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?