FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Ferit Hoxha: Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dënoi sulmet e reja të Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se këto veprime përshkallëzojnë më tej tensionet, minojnë stabilitetin rajonal dhe përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ministri u shpreh se vazhdimi i qasjes konfrontuese nga ana e Iranit, së bashku me mungesën e angazhimit konstruktiv dhe në mirëbesim me Shtetet e Bashkuara për adresimin e çështjeve të mbetura pezull, përfshirë programin bërthamor, tregon mungesë vullneti për dialog dhe de-përshkallëzim.

“Këto zhvillime janë thellësisht shqetësuese, por fatkeqësisht nuk janë befasuese”, u shpreh Hoxha. Ai rikujtoi se Shqipëria ka qenë dhe vijon të jetë objekt i sulmeve të vazhdueshme kibernetike, operacioneve të ndikimit dhe aktiviteteve të tjera hibride, të cilat, sipas tij, i atribuohen Iranit dhe synojnë të cenojnë institucionet dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha shprehu solidaritetin e Shqipërisë me të gjitha vendet e prekura nga këto sulme, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin, integritetin territorial, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 723 (13.4%)
Jo 4687 (86.6%)

Vota totale: 5410