Ministri Forissier: Franca është mbështetje për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Ministri i Deleguar francez i Ngarkuar me Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Nicolas Forissier, mbërriti sot në Shqipëri për një seri takimesh me zyrtarë të lartë qeveritarë.

Gjatë vizitës në Tiranë Forissier u takua me zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada e Francës theksoi se “ndër objektivat kryesore të kësaj vizite është mbështetja e Francës për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe angazhimi i saj për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i projekteve me interes të përbashkët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?