Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëron për rrezikun e një sulmi hibrid nga Rusia

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha sot se Gjermania duhet të ishte e përgatitur për t’iu kundërvënë çdo sulmi hibrid nga Rusia, që përfshin fushata të medieve sociale të dizajnuara për të ndihmuar partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste.

“Putini po angazhohet në sulme hibride dhe Gjermania është veçanërisht në fokus”, tha Pistorius për “Funke Mediengruppe”.

“Ai na njeh mirë, Putini di si të depërtojë”, shtoi ministri i Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të shpërfillësh këtë kërcënim sepse na bën të ndihemi të pakëndshëm nuk do ta bëjë atë më të vogël, por më të madh”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një sulm hibrid është një lloj sulmi kibernetik me anë të të cilit një aktor keqdashës përdor më shumë se një mjet për të hyrë në një pajisje ose rrjet ose për të kryer një lloj tjetër sulmi.

Pistorius sugjeroi se sulmet kishin të bënin me infrastrukturën e Gjermanisë, furnizimin me energji, aktivitetet në Detet e Veriut dhe Baltik, si dhe shkeljet e hapësirës ajrore. //a.i/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?